Ka përfunduar ndeshja midis Laçit dhe Erzenit e cila u zhvillua në Kurbin. Një ndeshje mjaft interesante që u luftua nga të dyja ekipet. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3.

Ishin pikërisht vendasit që dolën të parët në avantazh në minutën e 17’ me Soboëale. Erzeni nuk vonoi shumë dhe me anë të një supergoli nga Mihana në minutën e 20’ barazuan rezultatin. Klubi shijakas u duk sikur u fut disi në lojë, por goli i Bajramaj në minutën e 30’ sikur “fiku” paksa miqtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, ishte përsëri Laçi më kërkues, teksa gjeti dhe golin e 3-të me anë të kapitenit Serxho Ujka në minutën e 61’ të sfidës. Një gol me të cilën futbollisti feston dhe ditëlindjen. Në minutën e 81’ ishte përsëri Mihana që shënoi, një gol që ngjalli shpresat për Erzenin.

Dhe pikërisht në momentin që u duk se Laçi do triumfonte, ishte Kahrimanovic që çoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një barazim që lë një shije të hidhur tek kurbinasit, teksa Erzeni merr një pikë mjaft të vlefshme në një transfertë të vështirë si kjo e Laçit.


LAÇI 3-3 ERZENI

17′ Sobovale, 30′ Barjamaj, 62′ Ujka/ 21′, 81′ Mihana, 88′ Kahrimanoviç