Laçi ka nisur të mendojë për Kupat e Europës teksa kurbinasit do të kërkojnë të përforcohen para pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës.

Deri tani ekipit të Shpëtim Duros i është bashkuar sulmuesi Saliu Guindo, megjithatë te Laçi po mendojnë edhe për një tjetër lojtar ofensiv.

Objektivi ndodhet në Kosovë dhe bëhet fjalë për ish-futbollistin e Feronikelit, Adem Maliqi. Sipas Zëri.info, 23-vjeçari është një futbollist i lirë dhe po studion ofertat, mes të cilave është edhe ajo e kurbinasve.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse do të ketë diçka më konkrete në vijim në lidhje me një të ardhme në Superiore te Laçi. Sa i përket statistikave, në sezonin e fundit me Feronikelin, Maliqi shënoi katër gola. /VipSport/