Tirana ka fituar 2-0 me Laçin në “Selman Stërmasi”. Sfida e javës së katërt në Superligë ka folur për bardheblutë, që i janë falur dy autogolave të bardhezinjve.
25 herë kampionët e kanë nisur mirë ndeshjen, teksa kanë pasur mundësi me Ismajlgecin. Pjesa e parë do mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën bardheblutë do kalonin në avantazh në të 52 minutë.
Një aksion I rrjedhshëm ka detyruar Roganovic të dërgojë sferën në portën e tij, ndërsa thuajse me një aksion fotokopje në të 75 minutë, Ignatovic sërish me një autogol do çonte shifrat në 2-0.
Me këtë tri pikësh bardheblutë shkojnë në kuotën e tetë pikëve dhe marrin përkohësisht kreun e renditjes në Superligë, në pritje të sfidës së pasdites mes Kukësit dhe Teutës. Laçi mbetet në kuotën e dy pikëve në vendin e parafundit.
Tirana 2 – 0 Laçi
( Roganovic 52′ (out), Ignatovic 75′ (out) )