Vllaznia nga pasditja e djeshme ka lene pas fitoren me Kastriotin dhe ka nisur te mendoje per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje po ne Shkoder ndaj ekipit te Laçit te shtunen e ardhshme.
Ky i fundit vjen per te luajtur ne “Loro Boriçi” me nje mungese shume te rendesishme, ate te mesfushorit Regi Lushkja. Ky i fundit ne ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit eshte ndeshkuar me karton te verdhe, karton i cili ka qene i katerti per te.
Si rrjedhoje, do te jete i skualifikuar per sfiden ndaj Vllaznise dhe sigurisht qe ky eshte nje problem per trajnerin Josa sepse Lushkja eshte nje nga pikat me te forta te Laçit ne mesfushe.
Nga ana tjeter, ne kampin shkodran nuk ka ndonje mungese per arsye kartonash por mbetet per t’u pare vetem gjendja e Djurdjeviç qe ka qene i demtuar.
Pavaresisht ketij fakti, ne kampin kuqeblu nuk e kane shume mendjen tek mungesat, por po behen gati per nje tjeter fitore me te cilen do te permiresonin edhe me shume pozitat e tyre ne tabelen e renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/