Laçi ka prezantuar ditën e sotme tre afrimet e reja. Altin Kryeziu, Ledjo Tresa dhe Frenc Valteri janë futbollistët më të rinj të bardhezinjve. Lajmi ishte i ditur prej pak kohësh, por mungonte vetëm zyrtarizimi nga klubi i cili ka ardhur tani.

Të tre lojtarët kanë qenë nën urdhërat e trajnerit Stavri Nica ndërsa kanë luajtur edhe në miqësoret e zhvilluara. Kontratat e futbollistëve janë 3-vjeçare dhe kështu Laçi siguron 3 lojtarë për 3 reparte.

Valteri, 17 vjeç vjen nga Internacionali dhe luan në mbrojtje ndërsa Tresa, 18 vjeç si sulmues krahu nga i njëjti ekip. 21-vjeçari Kryeziu vjen nga Kosova dhe luan në repartin e mesfushës.

Ky i fundit ka lindur ne Slloveni por eshte formuar si futbollist ne disa Akademi italiane dhe kryesisht tek Torino nderkohe qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Maribor. Ai eshte sjelle tek Laçi nga menaxheri shkodran Benardin Kulla, i bindur qe me aftesite e tij 21 vjeçari do te jete nje pike referimi per mesfushen kurbinase.

Laçi do të presë Erzenin në shtëpi nesër në orën 17:00 dhe të tre lojtarët pritet të debutojnë me fanellën kurbinase me Tresën që ka shanse të mira ta nisë nga minuta e parë.