Mbyllet sfida Kukësi-Laçi. Verilindorët fituan me rezultatin 1-0 me golin e Agim Ibraimit duke arritur të marrin triumfin e parë në kampionat për këtë sezon.

Nga ana tjetër, Laçi shpërdoroi shumë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë, edhe kishin rastet më të mira për shënim.

Skuadra verilindore ka bërë një ndeshje të kujdesshme dhe ka goditur në momentin vendimtar duke shfrytëzuar gabimin që bëri Laçi me portierin Sherri i cili i dhuroi golin e parë në Superiore Agim Ibraimit.

Laçi kërkoi me çdo mënyrë të shënonte, por ishte i paqartë para portës së Kukësit dhe vazhdoi të shfaqte një pasaktësi të rrallë, shumë larg asaj që pritej nga ky ekip në këtë vit apo çfarë kishte treguar në edicionin e kaluar.

Kështu, kurbinasit e shohin veten shumë larg kreut dhe të zhytur në një krizë nga e cila duket s epo del pak nga pak Kukësi.

Pas 4 ndeshjesh, ekipi i Cungut ende nuk gjen fitore duke mos dalë nga kriza e fillimit të këtij kampionati.

FT| KUKËSI-LAÇI 1-0

Ibraimi 41′