HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi zyrtarizon mbrojtësin e Shpresave, e transferon nga AEK-u i Athinës

Laçi zyrtarizon mbrojtësin e Shpresave, e transferon nga AEK-u i Athinës

Goditje në merkato për Laçin një javë para startit të Superiores. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi kurbinas bën të ditur se ka firmosur me qendërmbrojtësin Ajdi Dako.

20-vjeçari është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ndërsa prej gushtit të vitit 2022 ishte pjesë e skuadrës B të AEK-ut të Athinës.

Dako është rritur në Greqi aty ku ka pasur eksperiencë edhe me të rinjtë e PAOK apo Asteras Tripoli.

Megjithatë, tashmë nis një aventurë të re për herë të parë në kampionatin shqiptar duke u bërë pjesë e radhëve të Laçit, ku do të ketë edhe mundësinë e më shumë minutave në kërkim të promovimit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments