Boksieri shkodran Nelson Hysa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij, lajmin e ëmbël pasi është bërë baba për herë të dytë. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hysa ka bërë të ditur se familja e tyre është bekuar me një vogëlushe, të cilën e kanë quajtur Marilyn.
Boksieri ka ndarë disa foto nga spitali, ku është bashkë me partneren e tij dhe djalin e tij Marlon i cili mban në duar motrën e tij të vogël.
42-vjeçari shkodran e ka shoqëruar “minialbumin” e tij fotografik edhe me fjalë “zemre” në të cilat tregon dashurinë e madhe që ai ka për familjen e tij.
“Sot zemra jonë u bë më e madhe. Mirë se erdhe në jetë, Marilyn. Zoti na bekoi me një engjëll të vogël dhe Marlon sot u bë vëllai i madh, një rol që e di se do ta mbajë me zemër dhe forcë. Faleminderit gruas sime për forcën, durimin dhe dashurinë. Familja ime është bekimi më i madh që kam fituar ndonjëherë. Nga sot, çdo luftë ka dy arsye më shumë. Babai është këtu. Gjithmonë” ka shkruar boksieri.



