Vllaznia duket se nuk ka hequr dore nga perforcimet ne merkaton e janarit dhe gjasat jane qe te jete shume prane zyrtarizimit te futbollistit te dyte pas Albion Avdijajt.

“Panorama Sport” ka bere te ditur pak minuta me pare se Vllaznia ka arritur akordin në merkato me futbollistin durrsak, Arbër Çyrbja, i cili këtë sezon ishte pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës.

Mesfushori 27-vjeçar rikthehet kështu në Kategorinë Superiore, pas eksperiencave me Teutën dhe Kukësin.
Në orët në vijim pritet zyrtarizimi i durrsakut me klubin shkodran.

Megjithate ashtu si ne shume raste te tjera, per ta zyrtarizuar kete gje duhet pritur publikimi ne faqen e klubit Vllaznia.