Dinamo është në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në Superligë. Pas 10 vitesh në Kategorinë e Parë, Blutë janë vetëm tre ndeshje larg objektivit madhor.
Presidenca italiane po punon për të pasur financa të shëndosha dhe kjo do të thotë afrim i donatorëve të rinj.
Një nga emrat e lakuar është ai i Ardian Bardhit, njëri prej investitorëve të Teutës, ose më saktë njëri prej presidentëve te klubi durrsak.
Bardhi prej vitesh investon në sport, teksa shtypi i shkruar e bën fakt të kryer një marrëveshje të presidentit Pontrelli të Dinamos me emrat e rinj që do investojnë që projekti i Dinamos të shkojë në nivele të larta.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, teksa shumë shpejt do ketë edhe një përgjigje për opinionin publik. Veç anës sportive, duket se Nëndetësja është në rritmin e duhur edhe në atë financiar./newsport/