Lajmi i zi për futbollin shqiptar teksa mësohet se është ndarë nga jeta Spartak Elmazi. 34-vjeçari e kishte lënë prej 4 vitesh futbollin e luajtur, megjithatë vijonte të ishte aktiv në fushën e blertë duke trajnuar ekipe të moshave.

Prej disa muajsh ai ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë, të cilën nuk arriti të mposhte. Komuniteti i sportit e veçanërisht ai i futbollit është njohur sot me këtë lajm të trishtë.

Elmazi ka luajtur për disa ekipe në Shqipëri. E ka nisur me Pogradecin, për t’u aktivizuar më pas me Tomorin. Ka provuar të kontribuojë për Kastriotin e më vonë me Adriatikun.

Me Dinamon njohu kulmin e karrierës së tij duke u aktivizuar për 39 ndeshje si titullar me kryeqytetasit. Padyshim qe ndarja e tij nga jeta ne kete moshe eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen por edhe per futbollin shqiptar.