Lajme jo te mira per sulmuesin shkodran Sindrit Guri. Ai kohet e fundit ka pesuar nje demtim dhe para pak ditesh i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne gju.

Si rrjedhoje, ai do te qendroje per nje periudhe 4 mujore larg fushave te blera. Nje demtim ky qe vjen ne nje moment kur Guri pretendonte te kishte me shume hapesire ne rradhet e Ostende, por nuk ka qene e shkruar te ndodhte keshtu.

Pak kohe me pare nderkohe u fol edhe per mundesine e firmosjes se tij me Vllaznia, por kjo u mohua nga vete lojtari. Per Gurin gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet ne aktivizimin e tij ne kampionatin belg te futbollit.

Ai shpresonte shume qe ne kete gjysmen e dyte te ketij sezoni te tregonte vlerat e tij, por ne fakt demtimi e ka penalizuar jo pak sepse me shume te ngjare e ka mbyllur kete sezon sepse do t’i duhet kohe per rikuperim./SHKDORA-SPORT.COM/