Lajme te mira per Vllaznine e basketbollit te meshkujve. Nga dyshimet per shkrirjen e skuadres, tashme ajo jo vetem ka rinisur punen, por po plotesohet çdo dite e me shume ne organike dhe me shume mundesi do te plotesohet edhe me shume ne ditet e ardhshme.
Nese ne stervitjen e mbremshme kane munguar te gjithe basketbollistet amerikane e kjo krijoi friken e largimit te tyre, sot ka qene ndryshe, sepse te pranishem kane qene tre prej tyre.
Drejtuesit kane biseduar me ta, pikerisht me ata basketbolliste te cilet nuk kane dhene ndonje kontribut te madh ne skuader dhe si rrjedhoje kane arritur akordin per ta nderprere kontraten.
Por nga ana tjeter, me tre amerikane te tjere eshte gjetur akordi dhe ata do te vazhdojne te jene serish pjese e Vllaznise deri ne fund te sezonit. Tashme ka mbetur edhe mbyllja e marreveshjes me amerikanin e shtate, i cili eshte ende i pavendosur, por me shume mundesi edhe ai do te vazhdoje te jete pjese e kuqebluve. Duhet thene se pagesat e ketyre lojtareve te huaj jane marre persiper per t’u paguar nga ish- presidenti Xhaferi.
Megjithate drejtuesit shkodrane nuk do te ndalen ketu. Ata kane nder mend te shohin mundesine te gjejne edhe nje trajner te ri ngaqe Gjeçaj eshte i angazhuar edhe me ekipin e femrave, por gjithsesi e rendesishme eshte qe tashme nuk po flasim per nje Vllazni qe rrezikon renien nga kategoria, por do tentoje te jete ne mes ekipeve pretendente./SHKODRA-SPORT.COM/