Tirana dhe Partizani në korrik luajnë në Europë, teksa është arritur marrëveshja që ndeshjet si pritës të zhvillohen në “Air Albania”. Tirana luan në Champions League ndeshjen e kthimit në 12 korrik, ndërsa në 14 luan Partizani për Conference League.

Më herët UEFA kishte vendosur që skuadrat shqiptare si pritëse të luanin në Elbasan, pasi në stadiumin Kombëtar do kishte rikonstruksion të fushës. Tanimë gjithçka është shtyrë me mbjelljen e barit, duke lënë klubet e Tiranës dhe Partizani të luajnë në “Air Albania”.

Kjo do iu japë mundësinë tifozëve të ndjekin nga afër skuadrat e tyre, ndërsa klubet pritet që të arkëtojnë shuma të konsiderueshme nga biletat.

Kujtojmë se Tirana luan me Dudelange të Luksemburgut ndeshjen e kthimit në 20:00 (12 korrik), ndërsa Partizani me Saburtalo të Gjeorgjisë në 14 korrik (20:00). Ndeshjet vlejnë për turet e para kualifikuese.

Champions League:

Ndeshja e parë: Dudelange vs Tirana 6 korrik 2022 – 19:30

Ndeshja e kthimit: Tirana vs Dudelange 12 korrik 2022 – 20:00

Conference League:

Ndeshja e parë: Saburtalo vs Partizani 7 korrik 2022 – 18:00

Ndeshja e kthimit: Partizani vs Saburtalo 14 korrik 2022 – 20:00