Saturday, February 21, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKELAJMI I FUNDIT/ Atleti shkodran Franko Burraj medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik...

LAJMI I FUNDIT/ Atleti shkodran Franko Burraj medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura

Shkruar nga Gjergj KOLA

Tjetër sukses për atletin shkodran. Në garat e Kampionatit Ballkanik të Sallave të Mbyllura të zhvilluara ditën e sotme në Beograd të Serbisë, ai është renditur në vendin e tretë në garën e 400 metrave dhe si rrjedhojë ka merituar medaljen e bronztë. Padyshim që ky është një sukses për Burrajn por edhe për atletikën shkodrane.

Ai ka bërë një performancë të mirë por rivaliteti në këtë garë ka qenë i madh dhe si rrjedhojë ai është mjaftuar me vendin e tretë por që i ka mjaftuar për t’u ngjitur në podium si medalist i Ballkanit.

Në këtë event të rëndësishëm siç kemi bërë të ditur, kanë marrë pjesë edhe 4 atletë të tjerë të Vllaznisë si dhe trajneri Bruno Rrotani. Kështu Leandro Çardaku në garën e 60 metrave ka arritur kohën 7.06 sekonda, ndërsa Durjon Idrizaj në 60 metra me pengesa ka arritur kohën 8.75 sekonda.

Në garën e kërcimit së gjati Muhamet Çangeli ka kërcyer në distancën 7.14 metra ndërsa Kolindo Kiri në trehapësh ka kërcyer 14.08 metra. Asnjëri nga këto katër sportistë nuk ka arritur të futet në zonën e medaljeve, por paraqitjet e tyre mund të konsiderohen pozitive.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments