Ndeshja Partizani- Vllaznia eshte me e rendesishmja e javes se trete te “Abissnet Superiore” dhe pritet me interes nga te dy skuadrat qe padyshim do te tentojne fitoren.

Nderkohe, “Shkodra Sport” ka mesuar pak minuta me pare edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete ndeshje e cila starton ne oren 19.45 ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Keshtu, arbiter kryesor i ketij takimi do te jete durrsaku Andi Koçi e ndihmesa te tij do te jete Rejdi Avdo i kolegjiumit te Tiranes dhe Erind Burgu nga Fushe- Kruja ndersa arbiter i katert do te jete durrsaku tjeter Klodian Shahini.

Nderkohe ne sistemin VAR njeriu i perzjedhur per kete ndeshje eshte arbitri i FIFA-s, lezhjani Eldorian Hamiti ndersa AVAR eshte caktuar Nertil Bregasi nga Tirana.

Delegat i Federates shqiptare do te jete Shefi i Sektorit te Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit Marius Sulejmani ndersa vezhgues i arbitrave eshte caktuar Plarent Kotherja./SHKODRA-SPORT.COM/