Erzeni- Vllaznia eshte nje sfide shume interesante qe pritet me interes nga te dy tifozerite, e qe do te startoje ne oren 19.00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Kuptohet qe secila prej skuadrave eshte pergatitur per te marre fitoren dhe do te mundohet te jape me te miren ne fushen e lojes. Por te njejten gje pritet te beje edhe trupa e arbitrave qe jane caktuar per ta drejtuar kete takim.
Keshtu, gazeta “Shkora Sport” meson se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e tij fierakut Kreshnik Cjapi. Ai do te kete asistenten e arbitrit nga Patosi Nuri Rrapaj dhe te tiranasit Alfred Shkreta. Nderkohe arbiter i katert eshte caktuar Silvio Dyrminishi nga Elbasani.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete elbasanasja Emanuela Rrusta qe per koincidence ka qene kryesore ne ndeshjen Vllaznia- Erzeni fazen e dyte ne Shkoder. Ne AVAR nderkohe do te jete Andi Koçi nga kolegjiumi i qytetit te Durresit.
Vezhgues i arbitrave eshte caktuar lezhjani Prek Pjetrushi ndersa delegat i Federates per kete takim qe do te startoje ne oren 19.00 do jete Lysien Nurishmi./SHKODRA-SPORT.COM/