Sfida e ores 19.00 te mbremjes se sotme ne mes Tiranes dhe Vllaznise pritet me shume interes ne te dy kampet qe duan t’i shtojne palmaresit te tyre edhe nje tjeter trofe siç eshte ky i Superkupes.

Per kete ndeshje nderkohe shihet nje vemendje maksimale edhe nga ana e Sektorit te Arbitrave prane Federates Shqiptare te Futbollit qe ka zgjedhur me te miret per ta gjykuar ate.

“Shkodra Sport” meson se ne fushe si kryesor do te jete lezhjani me stemen e FIFA-s Eldorian Hamiti, ndersa asistente te tij do te jene tiranasi Denis Rexha dhe lezhjani tjeter Ridiger Çokaj. Arbiter i kater do te jete nderkohe stema tjeter e FIFA-s, elbasanasja Emanuela Rrusta.

Ne sistemin VAR nderkohe do te jete nje tjeter arbiter i FIFA-s Enea Jorgji dhe po ashtu edhe ne AVAR, Juxhin Xhaja. Vezhgues i arbitrave do te jete Idriz Gashi nga Durresi ndersa delegat i FSHF-se do te jete shefi i Sektorit te Garave Marius Sulejmani.

Shkodranet presin nje arbitrim korrekt ne menyre qe ne fushe te fitoje me i miri dhe per kete arsye jane te fokusuar maksimalisht tek kjo ndeshje qe mund t’u dhuroje atyre nje tjeter trofe./SHKODRA-SPORT.COM/