Pas diçka me pak se 90 minutash ne stadiumin “Loro Boriçi” do te nise nje takim shume i rendesishem i javes se 28-te te “Abissnet Superiore”, ai ne mes Vllaznise vendase dhe Erzenit te Shijakut.

Duhet thene se problemi i arbitrave eshte kthyer ne nje shqetesim te vertete per Federaten dhe jo me kot, emrat e arbitrave te kesaj jave nuk jane zbuluar. Vetem pak minuta me pare, mesohet se ata tashme jane zbardhur.

Keshtu ne ndeshjen e Shkodres arbiter kryesor do te jete durrsaku Florian Lata, ndersa asistente te tij do te jene durrsaku tjeter Fatmir Lame si dhe vlonjati Taulant Kasa. Nderkohe arbiter i katert do te jete Orlando Kuka nga Tirana.

Ne sistemin VAR do te jete nje tjeter arbiter i kolegjiumit te Tiranes, Albert Doda, ndersa ne AVAR Nertil Bregasi nga Tirana. Vezhgues i arbitrave ne kete takim eshte caktuar Fiqiri Haxhiaj ndersa delegat i Federates do te jete Petrit Brahja./SHKODRA-SPORT.COM/