Kur kane mbetur edhe gati 3 ore deri ne fillimin e ndeshjes Vllaznia- Tirana, interesimi i tifozerise duket se po shtohet gjithnje e me shume dhe si rrjedhoje pritet qe numri i tyre te jete i konsiderueshem ne shkallet e stadiumit pasditen e sotme per te ndjekur kete klasike.
Burime prane gazetes “Shkodra Sport” bejne te ditur se numri i biletave te shituar deri sot ne oren 12.00 ka qene 4500, por pas ketij orari, ecuria e shitjeve ka qene e kenaqshme.
Kompania qe merret me shitjen e biletave konfirmon faktin qe ne tribunen E (aty ku qendrojne miqte) jane shitur 820 bileta duke konfirmuar kesisoj lajmin e publikuar mbreme nga gazeta jone per prenotim te 1000 biletave nga tifozet e Tiranes. Pjesa tjeter e biletave duke se eshte blere ne tribunen qendrore.
Nderkohe rreth 950 bileta jane shitur ne tribunen C, aty ku qendrojne “Vllaznit Ultras”, 1480 bileta jane shitur ne tribunen D, ndersa ne tribunen qendoree jane 1250 bileta te shitura deri mesditen e sotme. Me kete ecuri dhe duke ditur se jane disa pika te shitjes se biletave te hapura, pritet qe numri i tifozeve te pranishem ne ndeshjen e sotme te jete i konsiderueshem.
Vete klubi shkodran nderkohe permes nje njoftimi te shperndare diten e sotme ka bere te ditur se per te eliminuar problemet qe mund te krijohen, do te hape 2 ore para fillimit te ndeshjes dyert e stadiumit./SHKODRA-SPORT.COM/