Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia pritet të zyrtarizojë në orët në vijim afrimin e parë të merkatos së janarit. Nga burime zyrtare të “Shkodra Sport” pranë të dy palëve mësohet se, klubi kuqeblu ka mbyllur marrëveshjen në formë huazimi me CSKA Sofia për sulmuesin anësor Kevin Dodaj.
Ky i fundit ka firmosur marrëveshjen dhe do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Rikthimi i Dodajt vjen në një moment të rëndësishëm për kuqeblutë, të cilët me afrimin e sulmuesit forcojnë repartin ofensiv për fazën vendimtare të sezonit.
Sulmuesi pritet të vendoset menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe trajnerit Edi Martini, duke rritur alternativat dhe konkurrencën në sulm.
Me këtë lëvizje, Vllaznia konfirmon edhe një herë qartazi ambiciet e saj, duke qenë aktive në merkato dhe duke synuar vazhdimësi rezultatesh pozitive deri në fund të kampionatit, në mënyrë që të shkojë më e sigurtë drejt synimeve të saj, të cilat janë fitimi i titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


