Vllaznia- Partizani eshte sfida e shumepritur e se merkures e cila do te percaktoje edhe skuadren e dyte finaliste te Kupes se Shqiperise per kete sezon. Rezultati 0-0 i ndeshjes se pare, ka lene te hapur gjithçka per te dy ekipet.

Ne kampin shkodran jane duke e vleresuar maksimalisht kete takim qe njekohesisht konsiderohet edhe vendimtar per te shpetuar kete sezon me oshilacione te tyre. Nga ana tjeter, edhe vete klubi Vllaznia po merr te gjitha masat e duhura per mbarevajtjen e kesaj ndeshje.

Drejtuesit e tij nderkohe kane marre nje vendim shume te rendesishem, uljen e ndjeshme te çmimit te biletave per tre prej tribunave te stadiumit “Loro Boriçi” per kete ndeshje.

Keshtu nje bilete ne tribunen perkarshi (D) deri ne ndeshjen e fundit ka kushtuar 500 leke te reja, ndersa kete here mesohet se do te kushtoje vetem 200 leke. Po ashtu, biletat ne tribunat C dhe E (e miqve) qe kane kushtuar 200 leke, tashme do te kushtojne vetem 100 leke.

E vetmja tribune, çmimet e biletave te se ciles nuk kane ndryshuar, eshte ajo qendrore. Me kete ulje te çmimeve, pritet qe numri i tifozeve te pranishem ne stadium te merkuren te jete i madh, per vete rendesine e ndeshjes, por edhe per gabimet e arbitrave ne ndeshjen e pare kur Vllaznise iu mohua fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/