Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Kukësit. 57-vjeçari ka arritur akordin për 1 vit e gjysëm me nënkampionët e Superiores, teksa gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Për sa i përket trajnerit aktual Rrahman Hallaçi, ai do të jetë ndihmës i Josës në stolin e Kukësit. Gazeta “Panorama Sport” ka bërë publik lajmin për interesimin e klubit verilindor për trajnerin Josa, që në datën 19 janar, ndërkohë që së fundmi, duket se gjithçka është mbyllur.

Ne fakt edhe para pak ditesh doli nje lajm i tille per perpjekjet e drejtuesve te Kukesit per gjetjen e nje trajneri te ri, por klubi reagoi menjehere duke thene se nuk ka asgje te vertete ne kete mes.

Presidenti Gjici i dha besim trajnerit Hallaçi, por duket se vetem per pak dite. Ndonese ky i fundit arriti te fitonte dy ndeshjet e fundit, serish mesa duket kjo nuk ka mjaftuar qe ai ta mbaje serish kete post.