Vllaznia do te luaje mbremjen e neserme takimin e finales se Superkupes pikerisht me Tiranen, ne nje “Klasike te Shqiperise”, qe pritet te prodhoje shume rivalitet dhe lufte te forte sportive ne fushen e lojes.
Kuqeblute do te kene disa mungesa ne organiken e tyre, teksa Juriç dhe Bulatoviç nuk do te jene te gatshem per Vllaznine ne kete finale te Superkupes.
Nga ajo qe eshte pare ne seancat e fundit stervitore, formacioni qe stafi do te hedhe ne finalen e Superkupes, do te jete me i miri i mundshem i atij qe do te kene ne dispozicion. Per perballjen e neserme, trajneri Mirel Josa pritet te hedhe ne fushe futbollistet qe mendohet se gezojne gjendjen me te mire.
Keshtu, Zogoviç eshte “i salduar” ne porte. Ne mbrojtje, duke marre ne konsiderate dy mungesat e fundit te dy qendermbrojtesve, Juriç dhe Bulatoviç, trajneri Josa pritet qe ndaj kryeqytetasve t’i besoje Krujes ne te djathte dhe Hakajt ne te majte, ndersa kapiteni Gurishta dhe Shehi do te jene ne qender.
Ne mesin e fushes pritet te jete treshja, Jonuzi, Boshnjaku dhe Alivoda, ky i fundit nga futbollistet e “fituar” tashme se fundmi nga Akademia. Ne sulm nuk pritet qe te jene shtatlartet e ketij reparti, por Ardit Hoxhaj, ndersa ne krahe do te jete dyshja Mala dhe Marku, me Latifin qe do ta nise nga stoli, por pritet qe te marre minuta ne pjesen e dyte.
Ndoshta, si Latifi apo edhe futbollistet e tjere qe jane pjese e stolit, mund te rezultojne percaktues edhe me pak minuta ne fushe. Megjithate, nje gje e tille mbetet per t’u pare mbremjen e neserme.
Finalja e Superkupes Tirana-Vllaznia do te luhet mbremjen e neserme, duke nisur nga ora 19:00 ne stadiumin “Arena Kombetare” dhe do te transmetohet live ne kanalet e platformes “OverSport”. /Maringlen ZHIVANI/
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Marku, Hoxhaj Tr: Mirel Josa