Problemet e shfaqura së fundi në listën e lijtarëve të ftuar në kombëtare dhe dëmtimi i disa lojtarëve sidomos në repartin e mbrojtjes, ka bérë që trajneri Silvinjo të ftojë në kombëtare edhe lojtar nga kampionati shqiptar.
Gazeta “Shkodra Sport” në mënzyrë ekskluzive mëson se bëhet fjalë pët mbrojtësin e Vllaznisë Elmando Gjini. Ky i fundit po kalon një formë shumë të mirë sportive dhe po spikat me paraqitjet e tij me skuadrën kuqeblu.
Lojtari i Vllaznisë siç shikohet edhe nga fotoja e këtij shkrimi sot ka qenë në stëvitje me ekipin tonë kombëtar duke qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo bashkë me lojtarët e tjerë të grumbulluar.
23 vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë teksa ka luajtur deri me ekipin U21 dhe tashmë është ftesa e parë që merr nga ekipi i të rriturve.(www.shkodrasport.com)