Tek Vllaznia nuk kane duruar me. Mungesa e rezultateve dhe renditja shume larg pritshmerive pas 10 javesh kampionat, kane bere qe drejtuesit e klubit dhe trajneri Migen Memelli te bien dakord per nderprerjen e kontrates me mirekuptim.
Nje gje e tille behet e ditur permes nje komunikate zyrtare te shperndare per mediat pak minuta me pare nga vete Klubi i Futbollit Vllaznia, ne te cilen thuhet se me trajnerin eshte arritur nje marreveshje dhe gjithçka eshte ndare me mirekuptim.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë.
Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”- thuhet ne kete komunikate.
Por nga ana tjeter ende nuk eshte e qarte se kush do te jete zevendesuesi i Memellit ne pankinen kuqeblu. Nje gje e tille mund te mesohet ne oret ne vazhdim ose gjate dites se neserme./SHKODRA-SPORT.COM/