Vllaznia eshte gati per sfiden me Partizanin ne Kupen e Shqiperise, e cila do te jete ndeshja e pare e turit cerekfinal. Keshtu, trajneri Mirel Josa pritet qe te beje disa levizje ne formacionin e pare per perballjen ndaj Partizanit.
Porta nuk do te kete ndryshime, me Zogovic qe do te jete ne mbrojtje te katerkendeshit. Megjithate, ndryshimet pritet qe te nisin nga mbrojtja, ku me sa duket per te qene nga minuta e pare do te jete nje katershe ndryshe nga heret e tjera.
Smajli nga e djathta dhe Hakaj nga e majta do te kene ne qender te ketij reparti kapitenin Gurishta dhe Bulatovicin. Treshja e mesit te fushes pritet qe te perbehet nga Jonuzi dhe Marku ne krahe, te mbeshtetur si pothuajse perhere nga Alivoda ne qender.
Sulmi pritet qe te kete ne krahe Malen dhe Hoxhajn, me kete te fundit qe eshte ne balotazh me Coben, ndersa ne maje pritet qe te jete sulmuesi brazilian Kaina.
Shkodranet jane mbajtesit ne fuqi te trofeut te Kupes se Shqiperise per dy sezone rradhazi dhe kerkojne te perserisin fitimin e trofeut edhe kete vit, pervec synimit per titullin kampion. Nderkohe nga ana tjeter, ndeshja Vllaznia-Partizani do te luhet diten e sotme, duke nisur nga ora 17:00 ne stadiumin “Loro Borici” dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga kanalet e platformes “OverSport”. /Maringlen ZHIVANI/
Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogovic, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Mala, Kaina, Hoxhaj (Coba) Tr: Mirel Josa