Do të startojë në orën 18:00, në “Elbasan Arena”, përballja mes Kukësit dhe Vllaznisë, që do të ngrejë siparin e javës së 32-të të Kategorisë Superiore.
Verilindorët e Mirel Josës, do të tentojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, pas 3 humbjesh radhazi, ndërkohë në krahun tjetër shkodranët e Brdariç, janë të dënuar të fitojnë, për të mos e humbur trenin e titullit. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.
KUKËSI-VLLAZNIA 18:00
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Viktor Da Silva, Kalaja. Trajner: Thomas Brdaric.
GJYQTARË: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Agaraj, Florjan Lata