Lajme jo te mira per Vllaznine pikerisht kur tashme po fillon te flitet per mundesine e fillimit te kampionatit te ri.
Perpos disa lojtareve qe kane dale pozitiv para disa kohesh, ka te tjere qe u jane shtuar tashme. Tre dite me pare kane bere tamponin edhe pjesa e mbetur e lojtareve por edhe e stafit.
Dhe ne pergjigjet qe kane ardhur sot, “Shkodra Sport” meson se ka edhe te tjere qe kane rezultuar pozitiv. Numri i tyre mendohet te jete pese ose gjashte, por nga to ka edhe prej atyre qe kane rezultuar pozitiv me covid- 19, por nuk jane futbolliste.
Gjithsesi serish thuhet se jane edhe 3-4 lojtare qe u ka ardhur pergjigja se jane prekur nga virusi, duke i shtuar edhe me shume problemet per stafin teknik.
Megjithate, lajmi i mire eshte qe perpos Markut, edhe Imami e ka kaluar tashme virusin dhe kane rezultuar negativ ne testin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/