Tirana është duke u treguar mjaft aktive në merkato këto kohët e fundit.

Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me shumë emra futbollistësh, kjo edhe për shkak se shumica e lojtarëve me të cilët klubi bardheblu luajti sezonin e kaluar janë larguar.

Ditën e sotme Tirana prezantoi një tjetër emër të bujshëm. Romeo Harizaj ka nënshkruar me klubin kryeqytetas.

25-vjeçari ka luajtur sezonin e shkuar me ekipin e Apolonisë, duke treguar cilësi dhe mbushur mendjen e drejtuesve të klubit bardheblu që ta marrin në ekip.