HomeFUTBOLLLAJMI I FUNDIT/ Trajneri i kombëtares Armir Grima rezulton pozitiv me covid-19...

LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i kombëtares Armir Grima rezulton pozitiv me covid-19 një ditë para sfidës me Qipron

Shqiperia e femrave do te luaje neser ne “Loro Boriçi” ndaj Qipros ndeshjen e rradhes eliminatore por ne prag te ketij takimi, kombetarja kuqezi ka marre nje lajm te keq.

“Shkodra Sport” meson se trajneri Armir Grima ka rezultuar pozitiv me covid-19. Testet jane bere diten e djeshme dhe pak minuta me pare kane ardhur pergjigjet, prej te cilave numri 1 i pankines kuqezi ka rezultuar pozitiv.

Ne fakt, ne oren 12.30 FSHF ka lajmeruar per nje konference shtypi te tij ne kete pragndeshje ne oren 12.30 dhe tashme qe me siguri para gazetareve do te dale nje nga ndihmesit e tij.

Ky nuk eshte nje lajm i mire per kombetaren tone ne kete pragndeshje sepse Grima ka rol ne madh ne ecurine e saj, megjithate atij tashme i duhet te karantinohet per dy jave dhe ta drejtoje skuadren nga shtepia./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments