Lajmi i publikuar pak minuta me pare nga “Shkodra Sport” per trajnerin e ri te Vllaznise, zyrtarizohet nga vete klubi shkodran. Permes nje postimi te bere pak minuta me pare, behet e ditur se Goce Sedloski do te jete trajneri i ti i kuqebluve.

Ne kete menyre, ketu mbyllet edhe aventura e Auron Milotit si trajner i pare i Vllaznise vetem pas nje ndeshje ne krye te kesaj skuadre. Ai tashme do t’i lere vendin maqedonasit Goce Sedloski.

Ja njoftimi i shperndare nga klubi shkodran:

Lajmi fundit:

Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze.

Si trajner ka fituar trofe, si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në play-off të kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonal.