HomeBASKETBOLLLAJMI I FUNDIT/ Vllaznia godet në merkato. Merr një amerikan

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia godet në merkato. Merr një amerikan

Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka marre shume seriozisht vazhdimin e sezonit. Dyshimet e krijuara se fundi se ky ekip do te shkonte drejt degradimit, kane marre fund. Pavaresisht doreheqjes se presidentit Xhaferi (qe tashme do te vazhdoje si sponsor), drejtuesit e rinj te shoqates kane vendosur te ndryshojne shume gjera ne skuader.

Largimi i kater basketbollisteve amerikane qe rezultuan te padobishem, eshte pasuar me marrjen e nje lojtari qe mendohet te jete cilesor.

Behet fjale per amerikanin Av Christopher Toomer. Ai eshte 24 vjeç, luan ne pozicionin e qendres dhe eshte 1.90 metra i gjate. Gjate karrieres se tij ka provuar te luaje edhe ne Kosove me ekipin e Bashkimit te Prizrenit.

Vllaznia kishte nevoje per nje qender cilesore dhe me marrjen e ketij lojtari, shpresohet shume qe ta kene zgjidhur kete problem. Toomer ka mberritur mbreme ne Shkoder dhe eshte vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Gjeçaj.

Drejtuesit po bejne te gjitha perpjekjet per ta federuar kete lojtar deri te shtunen ne menyre qe ai te luaje ne ndeshjen e fundjaves ndaj Kamzes, ndeshje kjo e vlefshme per gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise.

Perpos Toomer, pritet qe me Vllaznine te bashkohet shume shpejt edhe nje amerikan tjeter, nderkohe qe me shume te ngjare, skuadra do te kete edhe nje trajner te ri, sepse Gjeçaj do te jete i fokusuar tek ekipi i femrave./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments