Tjetër goditje e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Pak minuta më parë ajo ka prezantuar edhe përforcimin e rradhës. Bëhet fjalë për Bryce Fitzgerald, një lojtar që luan në pozicionin 4 dhee pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për kuqeblutë e trajnerit Llazani.

Lajmi për ardhjen e këtij lojtari e ka bërë të ditur vetë Shoqata e Basketbollit Vllaznia në faqen e saj zyrtare ku shkruan:

ZYRTARE | VLLAZNIA BASKETBALL

Vllaznia ka firmosur me Bryce Fitzgerald.

Ai luan në pozicionin 4 (Power Forward) dhe vjen pas eksperiencave në Ligën e Parë në El Salvador dhe Portugali Pro Liga.
Bryce do të jetë një ndihmë e rëndësishme për rotacionin e skuadrës sonë.
Mirësevjen në Shkodër!