Nje ore para fillimit te ndeshjes, Vllaznia dhe Egnatia kane zbardhur edhe formacionet me te cilat do te luajne ne perballjen ne mes tyre pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Tek Vllaznia nuk ka ndonje surprize ne formacionin e saj teksa do te luajne ato 11 lojtare per te cilet kemi shkruar gjate dites se sotme.
Keshtu ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Diagne, Adili dhe Bulatoviç. Treshja e mesfushes eshte e formuar ne kete ndeshje nga Krymi, Jonuzi dhe Djurdjevic para tyre, ndersa sulmi do te jete i perbere nga Kruja, Da Silva dhe Aralica.
Nderkohe Egnatia do te luaje me kete formacion: Puja, Ademi, Agbekpomu, Allmuça, Krasniqi, Iseni, Krivanjeva, Levendi, Ymeraliaj, A. Magani, Santos.