Një “hat-trick” i kroatit Dani Olmo, shtangu Bajernin në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ku kampionët e Tomas Tuhel, u mposhtën me rezultatin 0-3 nga Lajpcigun, në duelin ku debutoi me fanellën e bavarezëve edhe sulmuesi Herri Kejn, i cili u zyrtarizua ditën e sotme.
Ishte minuta e tretë, kur Olmo kaloi në avantazh Lajpcigun, teksa mesfushori kroat, realizoi edhe golin e dytë në minutën e 44-t, duke bërë që fragmenti i parë i ndeshjes të përfundonte me rezultatin 0-2. Ndërkohë për të vulosur triumfin 0-3, duhet të vinte minuta e 68-të, kur mesfushori shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë për sa i përket Herri Kejnit, ai u aktivizua në minutën e 63-të, në vendin e Tel, por pa mundur të lerë gjurmë në finalen e sotme.
Kjo ishte hera e parë në historinë e shkurtër 14-vjeçare që skuadra e Lajpcigut fitonte Superkupën e Gjermanisë. Padyshim që merita absolute i takon yllit Dani Olmo, që ishte dhe njeriu i ndeshj