Mino Raiola kthehet të flasë përsëri për Pol Pogba dhe këtë radhë sqaron se mesfushori do të largohet nga Mançester Junajtid, por jo gjatë merkatos së janarit. Menaxheri deklaroi se mesfushori francez nuk e mendonte largimin në merkaton e janarit, pasi lojtarët e mëdhenj zakonisht nuk e bëjnë një gjë të tillë.
“Do të ketë padiskutim një të ardhme të bukur. Nuk lexoj të ardhmen por të tashmen. Në Angli fatkeqësisht janë shumë të ndjeshëm kur flas për Pogba. Unë kam dhënë mendimin tim, mendoj se është e qartë ajo që thashë. Po flisja për merkaton e evrës, vështirë që lojtarët e mëdhenj të lëvizin në janar. Të shohim se çfarë ndodh në verë”, tha Raiola i cili më pas foli edhe për disa prej lojtarëve të tjerë që menaxhon.
“De Ligt nuk është asnjëherë banal, i ndershëm në gjithçka që bën. Ai është një lider i lindur, merr vendimet e duhura për veten dhe grupin. Ai është një person që i bën të gjithë të bien dakord. Mendoj se në të ardhmen mund të menaxhojë një vend të tërë.
Baloteli mund të jetë vendimtar për Monzën. Sinjali i Galianit dhe Berluskonit është se synojnë Serinë A. Ai ka potencial të madh, tani është pak mbrapa nga pikëpamja e gjendjes fizike, por është sinjal i rëndësishëm të kesh një si ai në ekip.
Ibrahimoviç? Unë kam parë lojtarë me të vërtetë të lodhur që nuk ia dilnin më të tregonin energjinë pozitive që nevojitet. Nuk e kam parë kurrë këtë lloj lodhje te Zlatan, sipas meje mund të luajë ende për pesë vite, pastaj do të bëhet president i diçkaje që të ndyrshojë botën. Unë pendohem për dy vitet në SHBA ku ka humbur kohën. Kam një raport të mirë me të, më jep emocione të mëdha. Por është pak a shumë kështu me secilin prej lojtarëve të mi. Atë duhet ta bëjmë të mendojë se është më i bukuri, më i miri dhe ne bëjmë kështu. Ibra nuk është aq i egër sa duket. Ka një zemër të butë, jo për mua, por për të tjerët”, tha duke qeshur Raiola. /vipsport/