FIFA po eksploron mundësinë e largimit të gjyqtarëve anësorë nga fusha dhe zëvendësimin e tyre me robotë që mendon se mund ta bëjnë shumë më mirë punën, sidomos në rastin e verifikimit të pozicionit jashtë loje.
Sipas “The Mirror”, e cila bazohet te burime brenda organizatës, FIFA ka krijuar një departament shkencor që do të analizojë ndikimin që do të kishte një futje teknologjike e këtij niveli në futboll. E nëse gjetjet e tyre do të rezultojnë pozitive, atëherë flamuri i anësorit do të zhduket nga fusha e blertë.
Sipas një burimi brenda FIFA-s për “The Mirror” kërkimet kanë nisur tashmë dhe plani është që një ditë, gjyqtari anësor të zëvendësohet nga një robot me kamera dhe kompjuter, i cili mund identifikojë shumë më saktë pozicionin jashtë loje.
Kjo nismë me siguri do të mërzisë edhe më tepër mbështetësit e “shkollës së vjetër”, të cilët kanë kritikuar edhe sistemin VAR. Megjithatë, Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino gjithmonë ka shprehur mbështetjen për VAR-in dhe përfitimet që futbolli ka prej tij./a2cnn/