Një largim i papritur nga klubi i Kukësit. Burime të besueshme pranë verilindorëve bëjnë me dije për Newsport.al se Kenan Horiç i ka dhënë fund aventurës te nënkampionët e Shqipërisë.
Qendërmbrojtësi ka pasur një bisedë me drejtuesit ku në fund janë dakortësuar për të mbyllur këtu bashkëpunimin.
Ai u afrua në merkaton e verës që lamë pas si një futbollist i rëndësishëm, por në fushën e blertë nuk tregoi nivelin e pritur.
Tanimë pritet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi, pasi në prapavijë kuksianët kanë treguar probleme. Horiç u aktivizua në 7 ndeshje duke mos lënë përshtypje të mira në stafin teknik.
Pikërisht mbrojtja ishte “thembra” e Akilit për Kukësin në këto javë të Kategorisë Superiore./newsport/







