Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në stadiumin “Arena Egnatia” ndaj Egnatias, duke i dhënë fund dy rezultateve negative.

Shifrat e këtij takimi u hapën nga Ismajlegeci në minutën e 38′, i cili me një aksion spektakolar dhe një pas perfekt me finte i Seferit, Ismajlgeci realizoi të parin për bardheblutë.

Goli i dytë erdhi në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 45+2′, ku pas një tentative të Taulant Seferit jashtë zone, portieri i rrogozhinasve, Duriç nuk e pret mirë topin, Ngo përfiton nga pakujdesia e portierit dhe shënon golin e dyfishimit dhe të vulosjes së këtij takimi.

Me këtë sukses, Tirana mban kreun e klasifikimit duke grumbulluar 24 pikë, ndërsa Egnatia zhytet në krizë totale ku ka gjashtë ndeshje pa fituar, duke u renditur në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.

FT | EGNATIA 0-2 TIRANA

Ismajlgeci 38′, Ngo 45+2′