HomeKRYESORELargimi i Maldinit nuk ndikon, Milani shet të gjitha abonimet për sezonin...

Largimi i Maldinit nuk ndikon, Milani shet të gjitha abonimet për sezonin e ri

Largimi i Paolo Maldinit zhgënjeu jo pak tifozët e Milanit, megjithatë duket se kjo nuk ka ndikuar në fushatën e abonimeve. Drejtuesit e klubit kuqezi konfirmojnë se janë shitur tashmë të gjitha abonimet e vëna në dispozicion, ose plot 41.500 të tilla.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni, i cili deklaroi se është shumë i lumtur me përgjigjen që kanë dhënë tifozët, duke konfirmuar mbështetjen e skuadrës edhe për sezonin e ri.

“Jam i lumtur nga përgjigja e madhe që morëm nga fushata e abonimeve, e cila ka qenë padyshim më e suksesshmja e viteve të fundit. Kemi tifozë të mrekullueshëm, që do të vijojnë të mbështesin skuadrën nga shkallët e stadiumit edhe sezonin e ri. Shpresojmë t’ua shpërblejmë besimin”, deklaroi Scaroni.

Vlen të theksohet se Milani do të nisë pikërisht pasditen e sotme fazën përgatitore për sezonin e ri, teksa skuadra do të stërvitet nën urdhrat e Piolit në Milanello, deri më 21 korrik, për t’u zhvendosur më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një turne miqësor me Realin e Madridit, Juventusin e Barcelonën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments