Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLLargimi i radhës nga Kastrioti, pas dy viteve ikën mesfushori

Largimi i radhës nga Kastrioti, pas dy viteve ikën mesfushori

Pas Zhivanajt, Dukës, Rezit dhe Bardhit, te Kastrioti vjen largimi i radhës. Lojtari i pestë që mbyll marrëveshjen në mënyrë konsensuale me krutanët është Xhulio Mehmeti.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi i Kastriotit njofton për ndarjen me mesfushorin, i cili prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës.

Krutanët kanë falenderuar lojtarin për kontributin, ndërsa tashmë Mehmeti duhet të mendojë për aventurën e radhës.

Në të kaluarën Mehmeti ka qenë pjesë e Kamzës, ndërsa 27-vjeçari do të ahpresojë të sigurojë sërish një kontratë me një nga klubet e elitës shqiptare. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments