Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELatifi: I kërkova falje trajnerit pas ndeshjes me Egnatian, dola nga vetja

Latifi: I kërkova falje trajnerit pas ndeshjes me Egnatian, dola nga vetja

Barazim me Egnatian por Latifi “shpertheu” ne pankine, barazim edhe sot ndaj Teutes, por Latifi kete here u largua me duartrokitje dhe duke u pershendetur perzemersisht me trajnerin Brdariç.

Numri 7 i kuqebluve shenoi golin e barazimit ndaj durrsakeve, nje gol qe erdhi pikerisht atehere kur Vllaznia ishte me 10 futbolliste ne fushen e lojes.

Latifi eshte pyetur edhe sot pas ndeshjes per ate reagimin te para pak javeve dhe ai eshte pergjigjur: “Episodi i ndodhur me Egnatian? Brdaric e di karakterin tim, unë i kërkova falje pas ndeshjes në Rrogozhinë. Dola nga vetja, më pas gjithçka iu rikthye normalitetit.

Jemi një grup shumë i mirë, e kalojmë gjithë kohën bashkë, kjo është shumë me rëndësi që një skuadër të ecë përpara. Kemi një marrëdhënie krejt të mirë unë, Aralica dhe Da Silva. Jemi shumë të kënaqur”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments