Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELautaro Martinez vendos rekord të ri në Serie A

Lautaro Martinez vendos rekord të ri në Serie A

Lautaro Martinez ka qenë protagonisti kryesor i Interit sot pasi i dha suksesin 2-0 ekipit ndaj Pizës duke shënuar të dy golat e kësaj ndeshje.

Një dygolësh për të kaluar një moment të vështirë, por edhe për të vendosur një rekord të ri në futbollin italian.

Piza rezulton të jetë ekipi i 29-të të cilit ai i shënon në Serinë A që kur ka debutuar në radhët e Interit, në edicionin 2018-2019.

Askush nuk ka bërë më mirë se argjentinasi në këtë statistikë të veçantë në këtë periudhë kohe, duke treguar se Lautaro me të vërtetë arrin t’u shënojë të gjithëve dhe është padyshim lojtari më vendimtar i Interit në vitet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments