Ekipi i Lazios ka filluar të mbledhë fonde për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmetet e sotme.
Klubi i madh italian është me shqiptarët në këto ditë të vështira dhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë publikuar një numër llogarie, aty ku janë të mirëpritura të gjitha donacionet nga njerëz që duan të ndihmojnë Shqipërinë.
![]()
Lazio ka një raport shumë të mirë me popullin shqiptar dhe Tare, Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi janë vetëm disa nga shqiptarët që kanë punuar me klubin lacial./abcnews/








