Mevlan Adili po jep një kontribut të madh te skuadra e Vllaznisë në këtë sezon futbollistik.

Qendërmbrojtësi i shkodranëve është ndër më të mirët në fushë në radhët e kuqebluve. Fjalë-pak e punë-shumë, lojtari i Vllaznisë duket se është bërë totalisht shkodran.

Ai nuk preferon automjete të shtrenjta apo luksoze siç bëjnë sportistët në ditët e sotme, por është mjaftuar me një biçikletë.

Është Ardit Krymi që ka postuar një video të Adilit në rrjetet sociale, teksa ky i fundit po ecën me biçikletë. I thjeshtë në fushë, i tillë dhe jashtë saj./newsport/