Mbrëmë Lionel Messi fitoi për të shtatën here Topin e Artë në karrierën e tij si futbollist. Ai e mposhti në një konkurrencë të fortë yllin e Barn Munichit, Robert Lewandowskin, kështu duke e çuar në shtatë numrin e Topave të Artë të fituar deri më tani.
Një detaj interesant është zbuluar nga mediumi “Ole” që ka zbuluar edhe parashikimin e pabesueshëm të Johan Cruyff për Lionel Messin.
Legjenda në vitin 2012 ka dhënë një intervistë para se të mbahej ceremonia e “Topit të Artë”, ku Messi do e fitonte për herë të tretë.
“Messi ka fituar dy Topa të Artë dhe do të jetë lojtari që do të fitojë më shumë të tillë në histori. Është konfirmimi i faktit se është më i miri në botë dhe nuk ka krahasim me asnjë futbollist tjetër.
Ka shumë mundësi që argjentinasi ta fitojë atë 5-6-7 herë Topin e Artë. Është i paarritshëm, luan në një kampionat tjetër në krahasim me të tjetër”, theksonte Cruyff, i cili ka arritur ta fitojë 3 herë këtë çmim individual në vitet 1971, 1973 dhe 1974.
Messi bëhet futbollisti me më së shumti Topa të Artë të fituar, shtatë gjithsej, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo, që ka pesë.