Wednesday, April 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELegjenda e Anglisë 'tallet keq' me Italinë pasi dështoi të kualifikohej në...

Legjenda e Anglisë ‘tallet keq’ me Italinë pasi dështoi të kualifikohej në Botëror: Janë si Arsenali

Mungesa për herë të tretë me radhë e Italisë në Kupën e Botës, pas eleminimit të turpshëm në finalen e “play-off” me Bosnje Hercegovinën, sfidë e cila u mbyll pas ekzekutimit të 11-metërshave, ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin sportiv.

Një prej tyre vjen nga legjenda e Anglisë, Paul Scholes, i cili nuk i kursen ironitë për mënyrën se si kjo skuadër dështon të bëjë paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare, teksa i krahason edhe me kryesuesit e Premier League, Arsenalin.

“Italia më ngjan me Arsenalin e skuadrave kombëtare, e cila bazohet në sukseset e së kaluarës. Nuk kanë vizion të qartë loje si skuadër. Është e gjitha rreth individëve. Kjo nuk është Italia që kemi njohur në vitet 90′ dhe në fillimet e vitit 2000. Është shumë e thjesht, ata nuk duan t’ia dinë për shpirtin luftarak siç e kanë patur Paolo Maldini, Fabio Cannavaro, Andrea Pirlo, Gianluigi Buffon dhe Francesco Totti”, është shprehur anglezi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments