Thibaut Courtois ishte në një formë fantastike në përballjen ndaj Liverpoolit në Anfield, duke u bërë hero i Real Madridit me tetë pritje vendimtare që e mbajtën skuadrën madrilene në lojë.
Edhe pse ndeshja përfundoi me humbje të ngushtë 1-0 për “Los Blancos”, paraqitja e portierit belg u vlerësua lart nga të gjithë pas ndeshjes.
Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Santiago Cañizares, nuk i kurseu elozhet për Courtois. “Courtois është si Maradona, Messi apo Cristiano, por në botën e portierëve. Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë”.
Ai shtoi gjithashtu se, “megjithëse është shumë i gjatë, Courtois lëviz me lehtësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme, sikur të kishte trupin e një portieri 1.80 metra. Kjo e bën atë unik dhe i jep një avantazh të madhe ndaj të tjerëve.”







