Presidenti i vendit, Ilir Meta mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në Shkodër, teksa ka ndjekur nga afër sfidën mes Vllaznisë dhe Tiranës në basketboll për meshkuj.
Shkodranët triumfuan ndaj bardhebluve për javën e 13 të kampionatit kombëtar, teksa numrit një të shtetit nuk mund t’i shkonte vizita pa takuar edhe legjendën e futbollit shkodran dhe atë kuqezi.
Meta, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij kanë vizituar Sabah Bizin, duke shkëmbyer mendime frymëzuese. Në një postim të këtij mëngjesi, Meta shprehet se edhe pas kaq vitesh, Sabah Bizi është frymëzues për brezat e rinj.
Takimi me nipin e legjendës së futbollit shkodran dhe dëshirat e tij për të ardhmen, janë evidentuar nga numri një i vendit. Në fund edhe një kërkesë e presidentit për t’a bërë përsëri Vllazninë të madhe, si atëherë./newsport/